Krijohet regjistri i pacientëve uremikë
Tashmë në të gjitha spitalet e vendit ku trajtohen pacientë me sëmundje të veshkave, dializë apo probleme renale mbahen shënim të dhënat e të sëmurëve. Kjo në mënyrë për të plotësuar regjistrin kombëtar të pacientëve uremikë. Kjo shërben jo vetëm për të ditur numrin e saktë të shqiptarëve që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, por njëkohësisht për t‘u thelluar më pas në studime, për gjetjen e shkaktarëve, prevalencën e sëmundjes apo zonat ku ka më shumë qytetarë me probleme renale.
Ky regjistër ndihmon për të mbajtur "shënim" edhe personat të cilët kanë më shumë nevojë për të kryer transplantin e veshkave dhe cilët prej tyre duhet të kenë prioritet për t‘u futur në listën e pritjes.