E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ardhurat dytësore, në "xhep" të poliklinikave

Të ardhurat dytësore të grumbulluara nga qendrat shëndetësore, nga pagesat e pacientëve, të cilët janë të pasiguruar, do të përdoren tërësisht nga qendrat shëndetësore, si pjesë e kostos së shërbimit. Ndërkohë, rregullat e veçanta për përdorimin e tyre do të përcaktohen me udhëzim të Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Këto rregulla janë të përcaktuara sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar dy ditë më parë. Sipas ISKSH-së, të ardhurat dytësore, që arrijnë të mbledhin qendrat shëndetësore nga të pasiguruarit, tanimë do të mund të përdoren 100 për qind nga vetë qendrat.

ISKSH do të bëjë ndarjen në zëra të këtyre të ardhurave, të cilat do të përdoren për investime, pajisje dhe shpërblime të personelit shëndetësor.

Por kjo nuk do të sjellë ndryshime për sa i takon mënyrës së shpërblimit për mjekët dhe personelin teknik që punojnë në sistemin parësor. Pavarësisht vendimit të Këshillit të Ministrave do të vazhdojë matja e performancës së mjekut, 10 për qind mbi pagën dhe bonusin, 5 për qind sipas kritereve të përcaktuara.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›