Denver, kualifikim historik në finalen e konferencës
Denver mund Dallasin 124-110 në garën e pestë "playoff" dhe fiton finalen e Konferenca e Perëndimit të NBA, duke mbyllur serinë 4-1. Ata që kanë udhëhequr skuadrën ishin Billups (28 pikë, 12 asiste dhe 7 pritje nën tabelë) dhe Anthony (30 pikë). Maveriksave nuk u ka mjaftuar i zakonshmi Novitzki, i cili shënoi 32 pikë, 10 pritje nën tabelë dhe 7 asiste. Denver kualifikohet në një finale të konferencës për të tretën herë (e fundin ndodhi në 1985): tani kundërshtarë do të ketë Lejkërsat ose Roketsat. Në pjesën e parë u pa një shou ofensiv i skuadrës vendase, që e mbylli gjysmën e parë të garës me 14 pikë avantazh (69-55). Në pjesën e dytë, Novitzki provon të replikojë, duke demonstruar një formë shumë të mirë, kur shënoi 4 trepikësha. Rezultati ishte (79-72). Denver rikuperon me Billups e Smith. Periudha e katërt mbyllet (96-90). Por për Denverin mendon Billups, i cili realizon edhe koshat më të rëndësishëm. Në fund është skuadra e Denverit ajo që triumfon me rezultatin 124-110 dhe merr kështu biletën për të kaluar në finalen e konferencës.