Krim brenda familjes babai vret vajzen me pas vetem

Një prind ka vrarë vajzën e tij 14 vjeçe dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrë të komunës Temal në Dukagjin.
Nuk dihen shkaqet e këtij krimi, ndërsa policia e cila shkoi në vendngjarje gjeti dy kufomat brenda shtëpisë.
Nga informacionet zyrtare, viktimat janë Marash Bregu 45 vjeç dhe e bija e tij Marjana 14 vjeçe. Pranë kufomave është gjetur edhe arma e zjarrit, që sipas hetimeve paraprake tregon se është babai ai që ka vrarë të bijën në fillim e më pas veten e tij.
Policia ka bërë shoqërimin e pjesëtareve të tjerë të familjes për të mësuar diçka më tepër rreth shkaqeve dhe ngjarjes në tërësi. Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive banale pas një sherri midis babait dhe vajzës.