Rendesi arsimimit ne Paskuqan investim 1.8 milione dollare

Paskuqani nuk është më një zonë rurale e pa zhvilluar. Sot 50 mijë banorëve të Paskuqanit po i plotësohen të gjitha nevojat urgjente për ndërhyrje në infrastrukturat e munguara.
Një prej tyre është investimi prej 1.8 milion dollarësh i Bankës Botërore dhe iqeverisë shqiptare të ndërtimit të një shkolle të bashkuar për mbi një mijë nxënës të arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm. Për të inspektuar punimet që priten të përfundojnë në nëntor të këtij viti, ishte Ministri i arsimit Myqerem Tafaj, i shoqëruar nga prefekti i qarkut të Tiranës Keltis Kruja dhe drejtuese të komunës së Paskuqanit.
Paskuqani tashmë nuk ka më shkolla që mësojnë me dy apo tre turne. Ndërtimi i 5 shkollave 9 vjeçare dhe një të mesme ka rritur cilësinë e mësimdhënies.
Kjo shkollë do të ketë 32 klasa, do të jetë e pajisur me salla mësimi por dhe me kabinete e laboratorë për lëndët e shkencave natyrore, me salla aktivitetesh për nxënësit, bibliotekë, duke plotësuar standartet më të mira ndërkombëtare.