E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim brenda familjes në Tiranë/ 68-vjeçari vret bashkëshorten me mjet prerës dhe largohet nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, në afërsi të “Zogut të Zi”, një konflikt në familje ka degraduar në përdorimin e dhunës ekstreme, me pasojë vdekjen e një gruaje.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, shtetasi H. P., 68 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit brenda në banesë, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, 58-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mësohet se autori i dyshuar është larguar menjëherë nga banesa pas krimit. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punën me intensitet për lokalizimin dhe kapjen e 68-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i plotë: 

Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›