E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Laç, një i vdekur e një i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Ngjarja ndodhi, teksa një makinë ka përplasur një motoçikletë, duke i shkaktur vdekjen drejtuesit të saj. 42-vjeçari Bilal Mema, humbi jetën pasi u përplas fort nga makina. Në momentin e aksidentit, makina ka marrë flakë, duke lënë të plagosur një pasagjer.
Gëzim Gjergji mbeti i lënduar, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Ura e Milotit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›