Gjysmëfinalet e Champions-it: Përballje gjermano-spanjolle
TIRANE-Bajerni i Mynihut dhe Barcelona do të diskutojnë mes tyre gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, për të mbërritur në finalen e kompeticionit më madhor për klube në Europë, ndërsa Reali i Madridit rigjen Borusian e Dortmundit në këtë raund, ndaj së cilës ka luajtur dy herë edhe në fazën e grupeve. Kësisoji, shorti i hedhur mesditën e së premes në Nion të Zvicrës ka evituar përplasje “brenda gardhit”, mes gjermanësh dhe spanjollësh, por e ka ndërtuar pjesën e mbetur të Champions-it si një duel gjermano-spanjoll. Edhe finalja, rrjedhimisht, do të jetë e tillë.
Katër gjigantë të kontinentit, Bajerni i Mynihut, Borusia e Dortmundit, Reali i Madridit dhe Barcelona janë skuadra që e kanë fituar në të shkuarën Ligën e Kampioneve, ndërkohë që bilancet e dueleve në të shkuarën mund të ishin edhe një pikë referimi për të evituar një rival të caktuar, apo dëshiruar dikë tjetër. Reali dhe Bajerni janë skuadrat që janë përballur më tepër në gjysmëfinale te Champions-it, cka është evituar në këtë edicion, por statistikat u jepnin të drejtë spanjollëve që të donin të evitonin ekipin e Hejnkesit. Dhe ia kanë arritur kësaj në këto gjysmëfinale. Nga ana tjetër, bavarezët kanë bilanc të barabartë me Barçën, por ia kanë dalë mbanë në të vetmin duel eliminimi me Dortmundin. Ja edhe statistikat mes dueleve në gjysmëfinale…
Real Madrid-Dortmund Madrilenët janë sfiduar në vetëm një rast në fazën eliminatore të Championsit dhe ka ndodhur në gjysmëfinalet e sezonit 1997/98. Janë pikërisht spanjollët që kanë fituar “biletën” për në finale, pasi barazuan pa gola në transfertë dhe fituan 2-0 në fushën e tyre.
Bajern Mynih-Barcelona Gjermanët nuk kanë kujtime të bukura ndaj katalanasve. Në çerekfinalet e vitit 2009, bavarezët e kanë parë veten të eliminuar, pasi barazuan 1-1 në fushën e tyre, por u mundën 4-0 në “Kamp Nou”, vit kur spanjollët fituan edhe kompeticionin. Bajern Mynih – Dortmund Vetëm një përballje në fazën eliminatore të Champions- it dhe saktësisht në çerekfinalet e vitit 1998. Dortmundi ia doli mbanë të vazhdojë aventurën në Europë, pasi fitoi në shtëpi 1- 0, ndërkohë që në transfertë kishte barazuar 0-0.
Reali për herë të 24-t, Barça rekord në gjysmëfinale
Reali i Madridit është klubi që ka arritur më shumë herë të sigurojë gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, plot 24. Ndërkohë, ia kanë dalë mbanë të kalojnë këtë raund në 12 raste dhe të ngrenë trofeun e kampionit plot nëntë herë. Gjithsesi, rekord ka vendosur edhe Barcelona, e cila për të gjashtin vit radhazi arrin të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions-it. Për katalanasit, kjo është hera e 14-rt, me shtatë finale dhe katër triumfe. Ndërkaq, Bajerni i Mynihut është klubi më përqindjen më të lartë të kualifikimeve nga gjysmëfinalet në finale. Për bavarezët, kjo është hera e 14-të, ndërkohë që në të shkuarën kanë qenë nëntë herë në ndeshjen e fundit të kompeticionit, duke ngritur katër herë trofeun. Dortmundi është ajo me bilancet më modeste, por që ia ka dalë mbanë të triumfojë në këtë kompeticion në të shkuarën. Për Borusian, kjo është hera e tretë mes katër skuadrave më të mira të Ligës së Kampioneve.
Bastet, Spanja “mund” Gjermaninë
Kompanitë e basteve kanë kuotuar rivalitetin mes shteteve Spanjë dhe Gjermani, ose më saktë përfaqësuesve të tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Vendi iberik shihet si më i favorizuar për të dhuruar ekipin kampion të Champions-it. Spanja është kuotuar koeficientin 1.5 që një prej ekipeve të saj (Reali ose Barcelona) do ngrejë trofeun sivjet, ndërkohë që 2.5 është koeficienti që fiton një klub gjerman, Bajerni i Mynihut ose Borusia e Dortmundit.
(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)