E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, policia: 4 shqiptarë të përfshirë në vrasjen e 25 vjeçares

Rreth 2 javë pas ngjarjes së rëndë, kur nga përleshja mes disa të arratisurve nga burgu i Trikalas dhe policisë greke, mbeti e vdekur një vajzë greke 25 vjeç, policia ka dalë në përfundimin se në këtë ngjarje janë përfshirë janë 4 persona. 

Sipas informacionit zyrtar të policisë, kanë qenë 4 shqiptarë pjesëmarrësit e përleshjes me armë më 30 mars, gjatë së cilës humbi jetën 25 vjeçarja Katerina Zogali, në Istmia të Korinthit. 

Policia ka dalë në këtë përfundim pasi nga ekzaminimet laboratorike që u kryen në furgonin që ishte vjedhur në Assos të Korinthit dhe u gjet një javë më vonë në rrethinat e Athinës, janë evidentuar prova shtesë edhe për tre persona të tjerë. 

Siç bëhet me dije, në furgonin e vjedhur është gjetur material gjenetik i Marian Kolës, që ishte identifikuar qysh në fillim, si dhe të Ilir Kupës dhe Klement Çalës.
Më herët nga gjetja e shenjave të gishtrinjve ishte identifikuar Ermal Litaj, si pjesëmarrës në përleshjen me armë zjarri. 

Gjeneralitetet dhe fotografitë e të katërve janë publikuar nga policia bashkë me 4 të arratisurve të tjerë nga burgu i Trikalas më 23 mars.

Policia është në kërkim të 8 shqiptarëve që u arratisën nga burgu i Trikalas pas një shkëmbimi zjarri me policinë ku u plagosën edhe 2 roje burgu. 3 nga 11 të arratisurit u kapën që atë natë, ndërsa 4 të tjerë vodhën një furgon dhe gjatë ndjekjes së policisë qëlluan me armë, nga ku mbeti e vdekur një vajzë greke që kalonte rastësisht në ruhën nacionale Athinë-Thiva. (Në foto makina ku ndodhej vajza që humbi jetën)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›