E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unirea, Shtutgart, Gllasgou-gjithçka e hapur në grupin G

Sevilja ka dhjetë pikë, duke siguruar matematikisht kalimin e grupit dhe sot do të udhëtojë drejt Rumanisë, për t’u ndeshur me vendasit e Unirea Urzicenit. Synimi i spanjollëve është sigurimi i vendit të parë në grup, synim që mund të arrihet edhe me një barazim.

Nga ana tjetër, rumunët ndodhen në vendin e dytë në kuotën e pesë pikëve dhe sot do kërkojnë surprizën përballë kryesuesve të grupit, duke shpresuar edhe në një rezultat favorizues nga përballja e Gllasgout.

Ndërkohë që në Skoci, Gllasgou Rejnxhërs i vendit të fundit (vetëm 2 pikë pas katër ndeshjesh) do të presë Shtutgartin që ka një pikë më shumë. Luhet gjithçka në këtë takim, që nga kualifikimi, deri tek eliminimi. Të dy skuadrat kanë një listë të gjatë dëmtimesh, megjithatë, parashikohet një ndeshje plot rivalitet.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›