E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim në familje në Shëngjin, vëllai vret motrën, kunatin e veten

Vret motren dhe bashkëshortin e saj, plagos djalin e tyre 9 vjec dhe më pas i jep fund edhe vetes me një plumb në kokë. Ky krim makabër ka tronditur Shengjinin rreth orës 6 e 30 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave nga policia e Lezhës efektivi i burgut te Shenkollit, Sander Prendi 48 vjec është kthyer nga rruga teksa ishte nisur për në punë.
 

Nje krim brenda familjes ka tronditur Shengjinin mengjesin e sotem duke shkaktuar 3 viktima dhe nje femije 9 vjecar te plagosur. Ngjarja eshte shenuar rreth ores 6 e 30 minuta ne shtepine e dy prej viktimave, ndersa me pas autori ka qelluar veten ne banesen e tije qe ndodhej vetem pak metra me larg. Efektivi i burgut te Shenkollit, Sander Prendi 48 vjec eshte bere gati per te shkuar ne vendin e punes, por eshte rikthyer në hyrje ku po pushonte motra e tij dhe pasi ka debatuar me te, ai ka nxjerre armen e sherbimit dhe ka qelluar per vdekje motren e tij Dana Prendi 45 vjece, kunatin italian Luigji Denicassa 50 vjec ndersa ka plagosur nipin 9 vjecar N.Denicassa.

Pasi ka kryer krimin 48 vjecari Prendi ka dale banesa ku kishte kryer krimin dhe eshte kthyer ne dhomen e tij duke shkrehur edhe nje plumb mbi veten, qe i shkaktoi vdekjen e menjehershme. Nuk dihen ende shkaqet qe detyruan 48 vjecarin te kryeje kete krim te rende, por burime nga policia e Lezhes kane bere te ditur se shkak eshte bere nje konflik familjar qe kishin mes tyre moter e vella. Policia ka marre ne pyetje familjare te viktimave dhe disa komshinj te tyre, te cilet mund te hedhin drite mbi debatin e zhvilluar mengjesin e sotem mes tyre, per te faktuar motivet e ketij krimi te rende.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›