E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 të arrestuar në Korçë, për vjedhje e kanosje me armë

Policia e Korcës ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim për vjedhje. Ilirjan Gegolli 28 vjec dhe Kosta Laloti 32 vjec, te dy banues ne lagjen nr 14 Korce, janë arrestuar pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne lagjen 14 te qytetit te Korces kane vjedhur me thyerje banesen e nje 52 vjecari dhe konkretisht kane marre sende te tilla si: 2(dy) unaza floriri, 2(dy) varese floriri, 1(nje) fshese me korent. Materialet per kete rast do i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per ndjekje te metejshme, për vepërn penale "Vjedhje e kryer ne bashkepunim".
 

Ndërkaq Policia e Korcës ka bërë të mundur gjithashtu arrestimin e dy shtetasve të tjerë. Olsi Dangaj 30 vjec, banues ne lagjen 9 Korce dhe Ilir Hamzallari 30 vjec, banues ne lagjen 4 Korce janë arrestuar pasi ishin shpallur ne kerkim per veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake" dhe "Kanosje", pasi ne dt.10.07.2012 ne lagjen 4 te qytetit te Korces, pas nje konflikti per motive te dobëta me shtetasin me iniciale N.F 40 vjec, kane qelluar me arme zjarri ne ajer dhe me pas jane larguar. Lidhur me këtë rast materialet hetimore do i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per hetime te metejshme.
 

Gjatë ditës së djeshme ne dalje nga Republika e Shqiperise, ne Piken e Kalimit Kufitar Kapshtice, është bërë ndalimi i shtetasit te shpallur ne kerkim Sokol Bushkolaj 37 vjec, banues ne Thumane-Kruje. Ky shtetas ka qene person ne kerkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje e ka denuar me 6 muaj burg per vepren penale "Kundershtim te punonjesit te policise se rendit publik".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›