E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: KQZ kishte nevojë për formatim, seriozitet për imunitetin

Gjirokastër- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka deklaruar se është i kënaqur që u arrit marrëveshja për Kodin Elektoral sepse siç tha ai Komisioni Qendor i Zgjedhjeve kishte nevojë për një format të ri duke pasur parasysh eksperiencat e kaluara me këtë institucion.

Ne e kemi mirëpritur marrëveshjen për Reformën  Zgjedhore, kjo është qartazi shumë e rëndësishme për vendin. Jam veçanërisht i kënaqur që palët kanë arritur një marrëveshje për Kodin Elektoral. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme sepse në thelb të tij ka qenë KQZ-ja dhe duke parë performancën në të shkuarën të KQZ-së është e qartë që ishte e nevojshme për një mekanizëm të ri që ti jipte besim njerëzve. Ndaj jam i kënaqur që ka një format të ri për këtë- tha zoti Arvizu nga qyteti i Gjirokastrës.

Sa i takon heqjes së imunitetit zoti Arvizu tha se nëse njerëzit dhe palët tregojnë seriozitet në zbatimin e ligjit imuniteti duhet hequr që më 6 Gusht.

Ne presim me kënaqësi 6 gushtin, që është dita në të cilën është planifikuar që të ndodhë votimi për heqjen e imunitetit. Mendoj që janë  duke qarkulluar versione, drafte të ndryshme. Partia Demokratike ka përgatirur një draft po ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim  kështu që qartazi të gjithë duan të bëjnë diçka për heqjen e imunitetit. Dhe mendoj se kjo është jetike e rëndësishme sepse ka gjyqtarë të mirë, ka parlamentarë të mirë po gjithashtu ka edhe hajdut mes tyre kështu që çështja e imuniteteve abuzohet në këtë vend dhe nëse njerëzit do të ishin seriozë për përmirësimin e shtetit ligjor atëherë duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e imuniteteve. Bashkësia ndërkombëtare dëshiron të ndihmojë  në këtë drejtim. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë gjë por në fakt  aksioni,  veprimi  i vërtetë, do të qëndrojë,  do të mbetet me partitë. Por presim që më 6 gusht do të kalohet diçka, duhet patjetër të miratohet diçka  sepse nëse nuk ndodh atëherë ky do të jetë një zhgënjim shumë i madh për Shtetet e Bashkuara prandaj ata duhet ta bëjnë  këtë- tha ai.

Marrja e statusit të vendit kandiat në Bashkimin Evropian është cilësuar nga ambasadori si një qëllim që duhte të synojë zhvillimin e vendit.

Në fakt Shtetet e Bashkuara nuk kanë votë që vendi juaj të marrë statusin e kandidatit në BE por qartësisht ne mbështesim që llimin e thënë nga të gjithë drejtuesit  e Shqipërisë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Përsa kohë që këto zhvillime po e lëvizin vendin drejt atij drejtimi atëherë ne jemi shumë mbështetës për këtë por unë gjithmonë  kam thënë aq sa e admirueshme është që mund të arrihet statusi i kandidatit për mua është e rëndësishme që këto gjëra të mos bëhen thjesht për të marrë statusin e kandidatit por se janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit- tha zoti Arvizu.

Prej dy ditësh ambasadori  Arvizu ka qenë i pranishëm në qytetin e Gjirokastrës me nismën Vepro tani për promovimin e trashëgimisë historike dhe kulturore në këtë qytet.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›