LSI: Më shumë gra dhe të rinj. Reforma do testohet në 2013-ën
Tiranë- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka thënë sot se do të ketë një përfaqësim më të lartë të grave dhe të rinjve në rradhët e saj duke nisur nga Konventa e 29 Shtatorit.
Në një konferencë për shtyp nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili tha se për herë të parë në politikën shqiptare do të aplikojnë një formulë stimuluese ku 30% e delegatëve do të jenë femra dhe 30% të rinj.
1508 delegatë në Koventë, 30% e përfaqësim do të jenë nga LRI, 30% e LGI dhe 40% nga struktura e Lëvizjes Socilaistw për Integrim. Kjo formulë e re shumë stimuluese e paaplikuar më parë në parti…Me këto kutota përfaqësuese synojmë një risi që demostron qartë nevojën e domosdoshme për përfshirjen intesive të të rinjve dhe të grave’- tha Vasili.
I cili dha detaje mbi Konventët e Shtatorit duke shtuar se para saj LSI do të paraqesë programin e ri që do të reflektojë aspiratat e vendit drejt integrimit evropian.
I pyetur nga gazetaët lidhur me arritjen e Reformës Zgjedhore zoti Vasili tha se ky ishte një kompromis por që testin e vërtetë për cilësinë do ta shfaqin zgjedhjet e 2013-ës.
Ky Kod përmes këtij kompromsi të vështirë dhe mjaft të zgjatu,r të tepruar në kohë a do t’i rezsitojë procesit së zgjedhjeve me sukses? Përgjigjen do ta marrim në zgjedhjet e vitit 2013- tha Vasili duke shtuar se politikisht kjo marrëveshje është për tu vlerësuar pozitivisht pasi është një kusht i plotësuar drejt integrimit në BE.
D.Bilbili/IDEA/