E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta, ja ç’duhet të bëni

Në një aktivitet në zonën e ish-Bllokut, ministri Shëndetësisë, Vangjel Tavo tha se "ruajtja e shëndetit mund të arrihet përmes veprimeve të përbashkëta të qytetareve për zbatimin e keshillave dhe rekomandimeve të duhura dhe strukturave të shëndetësisë, por jo vetëm, për gatishmërinë dhe përgatitjen për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari".
     
Efektet nga nxehtësia mbi shëndetin përfshijnë një diapazon të gjerë si dëmtimet në lëkure, dehidratimi (humbja e lëngjeve), dhimbjet apo ngërçet muskulore, goditja nga nxehtësia, rëndimi i një sërë sëmundjesh kronike si sëmundja e hipertensionit, sëmundjet e zemrës, astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopatia obstruktive kronike, diabeti, thyreotoksikoza, insuficienca e veshkave, sëmundja nervore e Parkinsonit, semundja e Alzheimer, skizofrenia, demenca, etj. Tavo apeloi për kujdes veçanërisht persona, që bëjnë pjesë në grupet me të rrezikuara.
     
"Të evitojnë nëse është e mundur  daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës  11.00 – 17.00, të vishen në mënyrë të përshtatshme, të përdorin mjete mbrojtëse, të konsumojnë lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë", ishin disa nga këshillat që përmendi ministri Tavo.
     
Po kështu, kujdes duhet të tregohet me gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve në mënyrë të sigurt, si dhe të tregohet kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.

Ndërkohë, mjekët këshillojnë pakësimin e konsumimit të kafesë dhe ndërprerjen e plotë të konsumimit të alkoolit./Start/

                                                                                             2012-07-13 16:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›