E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erzen Breçani: E pranoj detyrën si zëvendësdrejtor i Policisë së Dibrës

brecani-tahiriI pari që do të transferohet pas ndryshimeve në Ministrinë e Brendshme do të jetë nëndrejtori i Policisë së  Tiranës, Erzen Breçani.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë  së Shtetit, Hysni Burgaj, emëroi si zëvendësdrejtor të Policisë së Tiranës Arben Hysenajn.  Ky i fundit deri ditën e djeshme ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Dibrës.

Ndërkohë që mësohet se në vend të tij do të transferohet nga Tirana Erzen Breçani, i cili nga java e ardhshme do të jetë  nëndrejtor i Policisë së Dibrës.

Nuk më kanë shkarkuar, më kanë transferuar. Do shkoj javën që vjen në Peshkopi, do e pranoj detyrën e re si nëndrejtor i Policisë së Peshkopisë, ka pohuar Breçani për GSH.

Breçani është një nga emrat më të përfolur të policisë shqiptare.

Ai u bë i njohur sidomos pas një incidenti ku goditi një kameraman të Top Channel.

Skandalet e tij arritën kulmin pas një postimi në FB, ku bënte thirrje për kryengritje pas humbjes së zgjedhjeve nga PD.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›