E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krime lufte, dorëzohet në Hagë Stojan Zupljan

Stojan Zupljan, një nga katër personat më të kërkuar nga gjykata ndërkombëtare është nisur drejt Hagës. Zupljan i cili u arrestua gjatë javës së kaluar në Beograd akuzohet nga Gjykata e Hagës për krime lufte.

Ish-zyrtari i policisë, 56 vjeçar, do të përballet me akuzat në lidhje me krimet e kryera ndaj komunitetit musliman në Bosnjë gjatë viteve 1992-95. I njohur si një bashkëpunëtor i ngushtë i Radovan Karaxhiq ai është shpallur në kërkim nga Haga së bashku me Ratko Mlladic.

Faktorët që Serbinë e kanë lënë jashtë BE, janë pikërisht çështja e Kosovës, dhe mungesa e bashkëpunimit me Hagën në lidhje me arrestimin e personave të akuzuar për Genocid dhe krime lufte. Gjykata e Hagës, ka deklaruar se marrëdhëniet me Serbinë do të vazhdojnë të jenë të tensionuara dhe negative, për aq kohë sa Serbia nuk do të dorëzojë para drejtësisë si Karaxhic ashtu edhe Mlladic, të dy të akuzuar për masakrën e Srebrenicës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›