Moon: Plani im, zgjidhja më e mirë për Kosovën
Presidentët respektivë të Serbisë dhe Kosovës, kanë qenë të pranishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar planet e Sekretarit të Përgjithshëm për transferimin e përgjegjësive nga UNMIK tek EULEX. Në fjalën e tij Ban ki Moon tha se paketa e tij është zgjidhja më e mirë për të menaxhuar situatën në Kosovë.
Por Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç sërish e hodhi poshtë këtë plan. Megjithëse në vitin 1999 Kosova ishte teknikisht pjesë e Serbisë, pavarësisht se ishte nën administrimin e UNMIK, sërish plani në lidhje me Kosovën, ka qenë i ditur nga të dyja palët, pavarësi e mbikqyrur nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka sugjeruar që OKB-ja duhet të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, por që EULEX të marrë përgjegjësitë e parashikuara duhet që UNMIK të dorëzojë përgjegjësitë për sigurinë, drejtësinë dhe doganat.
"Ka qenë një poçes realisht shumë i vështirë dhe i dhimbshëm për mua për tu përfshirë në një proces konsultues për gjetjen e një formule që të jetë e pranueshme nga të gjitha palet- ka thënë Moon. Por sërish, një kundërshtim i ashpër ka qenë ai i presidentit serb Tadic, i cili tha se duke qenë një shtet demokratik në Evropë, Serbia mbron interesat e saj legjitime dhe kjo do të thotë se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e saj. ”Ne nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës- ka thënë Tadic.