Gërshërët vazhdo mbaji me vete, por më parë pre veshët
A merret me punë Kryeministri? Apo është shoumen që e ndjekin kamerat nga pas në çdo cep e në çdo shfaqje që jep. A e sheh për shembull se çfarë masakre po bëhet në kodrat e Saukut p.sh.?
Ai bën mirë që e mban gërshërën në xhep, por do bënte mirë që para se të priste shiritat e veprave madhështore, t’u priste nga pak veshët të tijve, që janë marrosur nga babëzia sepse e ka bo xha Sala detin kos.
Po kujt t’ia presë veshët më parë z.Sali? Duhet të nis nga veshët e tij, që janë bërë sa të një kërriçi, e pastaj me radhë të familjes, të miqve, të partisë... Se, që ta dish, zoti Salë, nëse nuk prêt veshët e tu, nuk të le njeri të presësh veshët e botës.