E Diel, 1 Nëntor 2026

Profesionistë zyrash shtypi apo garë bukurie mes misseve?

Lipset që në zyrat e shtypit të Kryeministrisë dhe ministrive të shërbejnë profesionistë të vërtetë. Në mos në të gjithë kontigjentin përbërës të tyre, të paktën, në krye të drejtimit duhet të jenë individë të njohur e me begraund në fushën e shtypit dhe të medias.

Por pjesën dërmuese të rasteve, nga ana e drejtuesve të dikastereve, apo institucioneve, zyrat e shtypit po konceptohen si sallone bukurie, kurse individët që shërbejnë në to si misse dikasteresh, që konkurrojnë midis tyre për t’u shpallur më e bukura. Themi misse, pasi pjesa dërmuese e personelit përbërës të këtyre zyrave del të jenë femra, vajza të reja të shqueshme për të sfiluar nëpër aktivitete të tilla, si "Miss- Globi", "Miss- Albania", "Miss - Tirana", "Miss-Berati", etj., por kurrsesi për të qenë "Miss-Shtypi". Kjo pasi u mungon pikërisht ai element aq shumë i domosdoshëm për të qenë punonjës i një zyre shtypi, tharmi i të qenit gazetar i vërtetë.

Se çfarë parametra duhet të ketë një pjesëtare (ë), e, ( i ) një zyre shtypi e mëson po të lexosh kujtimet e publikuara nga një sërë personalitetesh të shteteve të ndryshme të botës, të cilët një pjesë të madhe të suksesit të karrierës së tyre ia dedikojnë marrëdhënieve të shkëlqyera që kanë patur me shtypin dhe median. Këta personalitete, jo vetëm politike por edhe të fushave të tjera të jetës, nuk e fshehin faktin se këto marrëdhënie kanë qenë ndërtuar etike, nga që stafet e zyrave të tyre të shtypit kanë patur në përbërje (në krye as që bëhet fjalë), personalitete të kësaj fushe. Pjesë të të cilave kanë qenë edhe femra, vajza e gra, por që nuk shquheshin për gjoksin, vithet, apo këmbët “shishe birre” të pafshehura nga mini-minifundi, siç konstaton rëndom tek ne.

Dhe kjo, jo se shtetarët apo personalitetet perëndimore nuk i dëshirojnë gjithë këto arturina femërore, por sepse përveç dëshirës së tyre përzgjedhëse ka kritere të tjera, zbatimi i të cilave është i detyrueshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›