E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet, Serbia lëshon fletë arresti për Limajn

Serbia ka leshuar flete arresti per ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj. Lajmi eshte bere me dije nga zëvendësi i prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekaric, i cili ka thënë se Limaj do të arrestohet posa të dalë nga territori i Kosovës.

Kjo do të thotë që çdo polici ka detyrim ta arrestojë Limajn, sapo ta lëshojë territorin e Kosovës, ka thënë Vekariq për të përditshmen serbe Blic, transmeton REL.

Ai ka thënë se prokuroria serbe ka kryer hetime dhe ka intervistuar një numër dëshmitarësh në rastin Kleçka, për të cilin Limaj dhe nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së ishin akuzuar, dhe se ka elemente të mjaftueshme për lëshimin e fletarresteve.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar para dy ditësh lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve në rastin Kleçka, duke hedhur poshtë dëshminë dhe ditarët e Agim Zogajt, i cili njihej si Dëshmitari X, mbi të cilin ishte ngritur aktpadia. /rel/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›