E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti i Konkurrencës, marrëveshje me KLSH

Kreu i KLSH, Bujar Leskaj

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

Pas marrëveshjes, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj ka vlerësuar bashkëpunimin duke deklaruar se qëllimi i përbashkët është rregullimi i tregut, puna kundër deformimeve të tij, bashkëpunimi për miradministrimin e fondeve publike dhe lufta për parandalimin e korrupsionit.

Nga ana e saj, kreu i Autoritetit të Konkurrencës theksoi se kjo do të shërbejë si një avokatësi për luftën e marrëveshjeve të ndaluara dhe për eficencën në përdorimin e fondeve publike.

Nuk synojmë thjesht adresim informacioni, por trajnime të përbashkëta për të mundësuar përvetësimin e metodologjisë për identifikimin e marrëveshjeve në procedurat e prokurimeve publike- tha Lindita Lati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›