E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi me koncesionet Ekspertet HEC-et lokale me fitim



Koncesionet ne energjetike jane shnderruar ne nje nga format me te lakmuara te investimeve. Vetem ne vitin 2009 qeveria shqiptare dha 141 hidrocentrale te vogla dhe te mesme kur per 50 vjet me radhe ishin ndertuar vetem 40 HEC-e te tille. Por kjo fushe duket me aq interes pasi sic po tregojne dhe faktet e fundit ne jo pak raste perfitues kane qene zyrtare te niveleve me te larta. Formula qe vendos cmimin me te cilin KESH-i blen energjine nga hidrocentralet e vogla bazohet tek cmimet e importit. Por kete vit ato kane rene nga 9.2 ne 6 leke dhe kjo tendence e cmimeve ka prishur planet e biznesit per subjektet qe kane perfituar koncesione per ndertimin e HEC-eve. Ndaj enti dhe qeveria pritet qe shume shpejt te miratojne nje tjeter formule per te rritur cmimin. I sugjeruam qeverise qe te rishikoje cmimin dhe qeveria e pranoi pasi duhej nje formule e re per cmimin- thote Bujar Nepravishta kryetar i Entit Rregullator te Energjise. Nga 220 HEC-e te dhena me koncesion ne 5 vitet e fundit jane ndertuar vetem dy.

15 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›