E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Berat: PS te lere pas qejfmbetjet Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, u ka bere thirrje socialisteve te Beratit qe te lene pas qejfmbetejt dhe te punojne per fitore e ardhshme te selise roze. Deklarata e kreut te PS-se eshte bere dje gjate takimit me Asamblene e Rrethit te Beratit, ku eshte diktuar dhe per zhvillimet e fundit ne kete qark. Apeli i Rames lidhet me debatet qe ka pasur se fundmi ne kryesine e Partise Socialiste per delegimin e deputetit Erion Brace nga Qarku i Beratit ne qarkun e Korces. Burime nga takimi thane se kreu i PS-se ka deklaruar se detyra e drejtuesve dhe anetareve te PS-se duhet te jete maksimalizimi i votave. Duke i cilesuar si te mbyllura ceshtjet qe kane shqetesuar me pare PS-ne e Beratit, Rama ka kerkuar dhe nje here fokusimin ne zgjedhjet e ardhshme. Po dje, kreu i PS-se ka marre pjese dhe ne takimin me te rinjte e Beratit, ne kuader te fushates RE:FRESH dhe anetaresimeve te reja ne kete forum. Ne takimin e zhvilluar ne Pallatin e Kultures "Margarita Tutulani" ne Berat, Rama u ka bere apel te rinjve qe te angazhohen ne politike duke bere zgjedhjet e duhura. Ai ka theksuar se "Shqiperia ka nevoje per aktivizimin e brezit te ri per te cuar me para te ardhmen e ketij vendi, i cili eshte zhytur ne nje varferi te madhe". Kreu i PS-se ka theksuar se politika eshte nje beteje per nje jete me te mire dhe te rinjte duhet ta shohin politiken si nje mundesi per te ndryshuar jetet e tyre. "Ne duhet te luftojme te gjithe se bashku, te luftojme dhe te qendrojme bashke", - tha Rama. Kryesocialisti Rama u ka dhene teserat e Partise Socialiste dhe 400 te rinjve. Ai u shpreh se politika ka nevoje per ndryshime dhe ky eshte nje proces qe mund te vije nga te rinjte. "Partia Socialiste dhe politika ka nevoje per ju. Politiken duhet ta bejne ata qe mendojne per kete vend. Politika ka fuqi te madhe dhe ne na duhet te qendrojme bashke kundra padrejtesive", - u shpreh kreu i PS-se. Nga ana tjeter, Rama u ka bere apel dhe te rinjve te paangazhuar ne politike. Ai ka theksuar se askush nuk mund te qendroje larg politikes, pasi aty merren vendimet per mireqenien e te gjitheve. "Duhet te luftojme bashke qe e nesermja te mos ngjaje me te sotmen. Shqiperia eshte perdite edhe me e varfer. Me balten e mbetur duan te bejne balte te gjithe, prandaj pa ndryshuar politika asgje nuk ndryshon", - tha kreu i PS-se gjate takimit te zhvilluar dje me te rinjte.

Riorganizimi, LSI mbledh konventen e Gruas per Integrim

Levizja Socialiste per Integrim ne kuader te fazes se riorganizimit te strukturave te saj do te organizoje neser Konventen e Levizjes se Gruas per Integrim te Tiranes (LGI). Takimi pritet te startoje dhe nje faze te re ne funksionimin e kesaj organizate, pas ristrukturimit qe pritet t'i behet dhe Levizjes Rinore per Integrim. Ne takim pritet te jete i pranishem dhe kreu i LSI, Ilir Meta, si dhe drejtues te tjere te strukturave te LSI-se. Meta pritet qe te flase per situaten politike qe po kalon vendi, si dhe per ceshtjet kryesore, si reforma zgjedhore dhe zgjedhja e presidentit te vendit.

Gjiknuri: "Ndarja ne 10 zona do ta bente me proporcional sistemin zgjedhor"

Partia Socialiste perkrah reformimin e sistemit zgjedhor duke ndryshuar numrin e zonave elektorale. Deputeti i Partise Socialiste, Damian Gjiknuri, njeheresh dhe bashkekryetari i Komisionit per Reformen Zgjedhore deklaron se nje zgjidhje e mundshme mund te ishte krijimi i 10 zonave zgjedhore nga 12 aktualet. "Per ta bere me proporcional sistemin duhet te ishte riformatimi i zonave zgjedhore, qe ne Shqiperi te kishte zona zgjedhore fikse, per shembull mund te ishin 10 zona apo 6. 10 zona do te ishin me te pranueshme te ndara me 14 deputete", - thote Gjiknuri ne nje prononcim per "AS". Nga ana tjeter, ai thekson se per kete ceshtje ende nuk eshte arritur nje konsensus mes dy paleve, duke e cilesuar qendrimin e Partise Demokratike si refraktar. Gjiknuri shton se mes paleve eshte arritur marreveshje per ceshtjen e listave te zgjedhesve. Sipas tij, ndryshimet kane te bejne me publikimin dhe afatet per nderhyrjet ne keto lista. "Ne kete projekt kemi reflektuar ato garanci qe kemi kerkuar me kohe dhe qe kane te bejne akses dhe me integritet te procesit te pergatitjes se listes se zgjedhesve", - thote Gjiknuri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›