Thaçi dhe Tadiç mund të takohen në Sarajevë
Kosovë- Deklaratat e liderëve të Serbisë dhe Kosovës, Boris Tadiç dhe Hashim Thaçi kanë nxitur përfaqësuesit ndërkombëtare që të planifikojnë një takim mes tyre.
Kështu raporton sot Telegrafi që i refereohet bisedave të shpeshta të presidentit Boris Tadiç më baroneshën, Catherine Ashton.
Në takimet dhe bisedat e shpeshta që ka pasur presidenti i Serbisë, Boris Tadic, me shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, një nga premtimet e bëra nga lideri serb ka qenë relaksimi i marrëdhënieve me Kosovën, në rast se ai ndihmohet për të mbajtur pushtetin në Serbi- shruan sot Telegrafi.
Ndërkaq bëhet me dije nga Zëri së takimi mund të zhvillohet pas zgjedhjeve serbe të 6 Majit, dhe vendi i takimit mund të jetë kryeqyteti i Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajeva.
Shkrime të tjera me interes:
- Kosova- Presidenti Tadiç: Zgjidhja, sovranitet i dyfishtë Serbi- Në rast se shteti nuk mbron interesat legjitime të...
- Mediat serbe konfirmojnë “Wikileaks”, Tadiç dhe Thaçi janë takuar dy herë Serbi- Lëvizja Vetëvendosja bazuar në kabllogramet e “Wikileaks” ka bërë...
- Tadiç: Serbia ka plotësuar kushtet për statusin e vendit kandidat Serbi- Sipas presidentit të Serbisë Boris Tadiç vendi ka bërë...