E Diel, 1 Nëntor 2026

Tezat shkencore, verifikim para se te vleresohen Luljeta Ndoka

Per here te pare, Shqiperia do te kete nje Kod Etike, sa i perket nivelit te kerkimit shkencor. Ne Kodin e Etikes te firmosur nga kreu i MASH, Myqerem Tyafaj, parashikohen me saktesi te gjitha parimet, si dhe shkeljet qe nuk duhen bere gjate mbrojtjes se nje teze per master, apo doktorature. Ne kete rregullore, nje kapitull i rendesishem eshte ai i publikimit. "Per here te pare ne kemi tani te institucionalizuar praktiken e publikimit te te gjitha veprimtarive kerkimore dhe botuese. Cdo institucion qe zhvillon studime te masterit shkencor dhe doktorates eshte i detyruar tashme te zhvilloje edhe praktike te verifikimit te punimeve shkencore per plagjiaturen dhe saktesine dhe kete praktike ta kete mbeshtetur ne nje softwer si gjithe institucionet homologe te botes", - tha dje kreu i MASH, Myqerem Tafaj. Ministri theksoi se ne mbeshtetje te kesaj rregulloreje, cdo teze masteri shkencor dhe cdo disertacion i doktorates duhet te finalizohet, pra diploma duhet te jepet vetem pasi ky punim eshte i shpallur ne faqen zyrtare te institucionit, ne menyre qe secili qe deshiron te njihet me kete punim te kete mundesi ta lexoje ate ne faqen zyrtare te institucionit. Keshtu, sipas Kodit te Etikes, i ndeshkueshem ne veprimtarine kerkimore shkencore do te jete sajimi, prodhimi i te dhenave apo edhe i rezultateve te falsifikuara ose i aspekteve te tjera te veprimtarise kerkimore duke perfshire edhe ato per dokumentimin dhe aprovimin e pjesemarresve. Mashtrimi shkencor eshte gjithashtu nje veprim i ndeshkueshem. Ai eshte i ndryshem nga gabimi dhe perfshin: Plagjiaturen: qe quhet pervetesimi ose perdorimi i ideve, prones intelektuale, apo punes se te tjereve, ne menyre te shkruar apo ne menyra te tjera, pa njoftimin dhe aprovimin e autorit, falsifikimin, interpretimin e gabuar, menaxhimin e gabuar apo ruajtjen e papershtatshme te te dhenave dhe/apo materialeve paresore etj. Gjithashtu, sipas Kodit te Etikes te publikuar dje, eshte edhe cenimi i konfidencialitetit, pra dhenia e paautorizuar e informacioneve per te dhena zyrtare te veprimtarise kerkimore ne proces. Gjithashtu, me ane te ketij Kodi, ndeshkohet edhe vendosja ne rrezik te pjesemarresve apo individeve, te perfshire ne veprimtarine kerkimore apo cenimi i reputacionit te tyre, nepermjet neglizhimit te marrjes se masave te nevojshme mbrojtese. Vleresimi jo i drejte ne recensat (peer review) e punimeve kerkimore, eshte nje shkelje, e cila do te kete mundesi te ankimohet. Institucioni percakton ne rregulloren e tij rastet e trajtimit te ankesave ne lidhje me kerkimin shkencor. Ne rregullore parashikohen masat qe merren ne rast te moszbatimit dhe shkeljes se kesaj rregulloreje. Ceshtjet qe kane te bejne me konstatimin e veprimeve te ndeshkueshme dhe trajtimin e tyre parashikohen ne kontratat punedhenes-punemarres, krahas trajtimit te formave te tjera te shkeljeve ne pune. Kushdo qe konstaton se kerkuesi shkencor ka vepruar ne menyre te papergjegjshme paraqet ankesen e tij ne departamentin perkates. Ankesat, se pari, trajtohen ne nivel departamenti, dhe me pas ndiqet ne rruge gjyqesore.

"Peer review"

Ky term perdoret per te cilesuar vleresimin e pavarur dhe te paanshem te kerkimit nga

kerkues te tjere te se njejtes fushe. Vleresimi bazohet ne disa tregues qe kane te bejne me: komunikimin e rezultateve te veprimtarise kerkimore dhe vijimesine e kerkimit

Cfare duhet te kete parasysh kerkuesi shkencor

Kerkuesi shkencor duhet te kete kujdes per kafshet dhe mjedisin qe jane pjese e veprimtarise kerkimore. Keshtu, sipas Kodit te Etikes, kerkuesi shkencor apo institucioni kerkimor, qe kryejne eksperimente apo prova shkencore me mjedisin apo me qeniet e gjalla, te cilat mund te demtohen gjate ketyre eksperimenteve, marrin nje aprovim etik paraprak, nenshkruajne marreveshje me specialiste te fushes apo institucione te ngarkuara me ligj per mbrojtjen e tyre dhe ndermarrin nje fushate informuese e transparente. Gjithashtu, ata duhet te veprojne ne transparence te plote, per publikun e gjere dhe garantojne kryerjen e veprimtarise kerkimore ne perputhje me parimet miradministrimit te burimeve te perdorura. Kerkuesi shkencor apo institucioni kerkimor sigurojne shkembimin e lire te ideve, te metodave te kerkimit dhe te rezultateve te tij. Nga ana tjeter, kerkuesit duhet te jene te pergjegjshem ne perdorimin e teorive dhe metodave, mbi te cilat mbeshteten. Kerkuesi shkencor, qe kryen veprimtari kerkimore ne kuader te ushtrimit te profesionit te rregulluar, e zhvillon ate brenda kuadrit ligjore dhe etike te profesionit te rregulluar ne fjale. Institucioni kerkimor garantojne sigurine, dinjitetin, te drejtat e pjesemarresve apo objektit te kerkimit, evitojne rreziqe ose demtime te paarsyeshme te subjekteve te kerkimit dhe raportojne e informojne per cdo shqetesim lidhur me to.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›