Krimet e luftes institut i vecante per krimet serbe

Qeveria e Kosovës ka ngritur një Institut të veçantë për Studimin e Krimeve të Luftës, i cili do të merret me evidentimin e të gjitha krimeve të kryera në Kosovë nga viti 1990 deri në vitin 1999 për të përgatitur një padi kundër shtetit të Serbisë. Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi tha se qëllimi kryesor i këtij instituti është që në mënyrë profesionale të pasqyrohen të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë kësaj periudhe.
“Esenca e kësaj padie është që të bëhet kur të piqen kushtet juridike. Ju e dini që për ta paditur një shtet duhet të plotësohen dy kushte, të jeni anëtar i OKB-së ose të jenë nënshkrues të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne nuk jemi anëtarë të asnjërës prej këtyre dy organizatave. Por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të jemi. Ne duhet të jemi të përgatitur” tha Kuçi.
Kuçi i është përgjigjur edhe liderit të partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa i cili një ditë më herët akuzoi SHIK-un se po tenton të krijojë një shtet të frikës dhe shantazhit në Kosovë. Kuqi, i cili është edhe nënkryetar i PDK-së e këshilloi Mustafën që të bashkëpunojë me organet e rendit, të cilat sipas tij, mundohen të vënë rregull dhe ligj në Kosovë, e jo t’i akuzojë ato.
Bul Salihu