E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne njesine 4 Nje milione te papune. Qeveria tallet

Qytetarët e Tiranës në 8 maj duhet të votojnë për alternativën e Aleancës për të Ardhmen. Pavarësisht bindjeve politike ata   nëpërmjet votës së tyre duhet të votojnë për lirine dhe të drejtat e tyre. Kështu u shpreh kryetari i bashkisë së Tiranës dhe njëherazi kandidat për këtë post Edi Rama gjatë  një takimi me elektoratin e Partisë Demokristiane.

“Kjo Aleancë për të ardhmen është e vetmja rrugë për tu dhënë shqiptarëve një përspektivë të re si qytetarë të lirë që sot në këtë vend kanë ndroje sepse ka presion, ka frikë sepse ka dhunë, ka pasiguri sepse ka trysni dhe e gjithë kjo është rezultat dhe pasojë e drejtëpërdrejtë e ushtrimit të dhunshëm të një pushteti që I vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë. Më 8 Maj të marrim hak. Hakun që na takon, pavarësisht se jemi socialistë apo demokratë, të majtë apo të djathtë” tha Rama.

Më herët, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me studentë të një prej universiteteve private në Tiranë. Gjatë një bisede me ta për  ndryshimin e Tiranës nga vitet ‘90 e deri më sot, Rama tha se  qytetin e presin sfida të mëdha, sfida me ato të çdo qyteti europian.

“Tirana është një vend shumë më I jetueshëm se sa çdo vend tjetër dhe shumë më tepër tërheqës se çdo vend tjetër, për një mijë e një arsye. Një nga arsyet themelore është se është një qytet që është transformuar ku gjithkush e ndjen, e prek, faktin se transformimi vazhdon dhe se rruga e transformimit është një rrugë e mirëprojektuar” tha Rama.

Rama tha se Tirana aktualisht është qyteti me i jetueshëm dhe më tërheqës në vend.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›