Dosjet e botuara nga Wikileaks sjellin ne vemendje ceshtjen e te burgosureve ne Guantanamo

Qindra dokumente sekrete te ushtrise amerikane qe jane botuar kohet e fundit zbulojne historite e ndryshme te me shume se 700 personave te cilet jane mbajtur ne qendren e burgimit ne Guantanamo te Kubes. Materiali ne vazhdim i hedh nje veshtrim pasojave qe botimi i ketyre dokumenteve nga Wikileaks mund te kete tek qendrat e ndalimit te ushtrise amerikane dhe mundesine e mbylljes se burgut te Guantanamos.
Dokumentet e Wikileaks permbajne dosje te pothuajse cdo te burgosuri qe eshte mbajtur ne Guantanamo te Kubes gjate 9 viteve te fundit. Dokumentet te analizuara nga gazeta New York Times tregojne per ato qe gazeta i quan fakte me mangesi ne baze te te cilave jane ndaluar te burgosurit duke perfshire edhe citime te tilla si i mundshem dhe i panjohur ne vleresimin e kercenimeve qe paraqesin te burgosurit.
Rreth 600 te burgosur jane trasferuar nga Guantanamo qe nga viti 2002. 172 te burgosur ndodhen ende atje. Dokumentet e Wikileaks tregojne se te ndaluarit mund te perbenin rrezikshmeri te madhe nese ata liroheshin pa mbikqyrjen e duhur.
Michelle McCuler eshte Drejtoreshe e Institutit Kombetar te Drejtesise se Ushtrise ne universitetin Amerikan ne Uashington
Disa individe qe jane ne Guantanamo meritojne te ndeshkohen por ka te burgosur tjere qe nuk kane kryer krime.
Pentagoni thote se disa nga dokumentet e Wikileaks jane te bazuara ne informacione te vjetra mbi te burgosurit dhe se funksionimi i burgut te Guantanamos do te kishte pasoja nese ne dokumente jane cituar emrat e rojeve ose te hetuesve.
Kete jave Shtepia e Bardhe e kritikoi botimin e dokumenteve. Zedhenesi i saj Jay Carney tha se presidenti Barak Obama eshte i angazhuar ndaj premtimit te tij te fushates zgjedhore per mbylljen e qendres se ndalimit te Guantanamos. Por analistet thone se kjo nuk ka te ngjare te ndodhe sepse administrata i ka transferuar ceshtjet per gjykim perseri tek gjykatat ushtarake dhe Kongresi nuk ka miratuar fonde per mbylljen e qendres se burgimit.
Analisti Michael OHanlon i Institutit Brokings thote
Mendoj se Presidenti Obama nuk ka nje zgjidhje per kete ceshtje. Ai e di kete dhe nuk besoj qe kjo mund ta ndryshoje gjendjen.
Analistet OHanlon dhe McCuler thone se ideja e nje qendre ndalimi per te dyshuarit per terrorizem ne Guantanamo perben sfide ligjore.
Ka qene gjithmone e debatueshme ne se ka qene nje ide e mire mbajtja e Guantanamos vendosja e te burgosurve ne nje vend qe nuk eshte nen juridiksionin ligjor amerikan por qe gjithsesi eshte nen kontrollin e Shtetetve te Bashkuara.
Une mendoj se mbajtja e te burgosurve larg fushes se betejes nuk eshte menyra me e mire. Nese i mban ata larg njerezve te cilet mund te ofrojne deshmi dhe fakte si mund te merret nje vendim nese ata kane bere krime apo jane njerez thjeshte te cilet jane ndodhur ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar.
Ekspertet thone se botimi i dokumenteve te fundit nga Wikileaks e kthen vemendjen perseri tek ceshtja e te burgosureve ne Guantanamo qe sipas disa analisteve administrata e presidentit Obama kishte shpresuar ta shmangte.