E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime ne ekipin e sigurise kombetare te administrates Obama

Presidenti Barak Obama njoftoi dje ndryshime ne ekipin e tij te sigurise kombetare duke konfirmuar njoftimet e meparshme te medias per kalimin e drejtorit te CIA-s Leon Paneta ne postin e sekretarit te mbrojtjes dhe gjeneralin e ushtrise David Petraeus ne postin e drejtorit te CIA-s. Presidenti emeroi gjithashtu zevendes komandantin e Komandes Qendrore amerikane gjeneralin John Allen per te zevendesuar gjeneralin Petraeus ne Afganistan. Materiali ne vazhdim spjegon se cfare mund te nenkuptojne keto ndryshime per politikat amerikane te mbrojtjes dhe te zbulimit.                                                                

shte nje ndryshim madhor ne rangjet e sigurise kombetare. Njeriu qe solli nje strategji te re kunder terrorizmit ne luften ne Afganistan eshte perzgjedhur nga presidenti per te drejtuar agjencine kombetare te spiunazhit.

Nese konfirmohet gjeneral Petraeus do te zevendesoje njeriun qe solli bashkim brenda ne CIA dhe forcimin e kontakteve me Kongresin Leon Paneta. Dhe nese Paneta konfirmohet ai do te zevendesoje Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates qe del ne pension.

 Si femije emigrantesh u rrita me besimin se nuk mund te jemi te lire pa qene te sigurte.

Presidenti Obama po ashtu emeroi diplomatin veteran Ryan Crocker si ambasador ne Afganistan. Kjo nenkupton se thuajse e gjithe udheheqja amerikane ne ushtri po ndryshon ne nje kohe kur mbeshtetja amerikane dhe e aleateve per lufte po bie. Anthony Cordesman eshte me Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare.

Cilatdo qofshin anet e dobeta dhe te forta ne jemi te perkushtuar. Problemi real me te cilin do te perballen ata eshte a mund te rikrijojme marredhenie me Karzain dhe qeverine afgane duke ditur se nuk ka mundesi te tjera.   

Dokumentet e klasifikuara te publikuara tashme tregojne se ambasadori aktual ne Afganistan Karl Eikenberry eshte krtitik ndaj qeverise se presidentit Hamid Karzai. Analisti Cordesman thote se emerimi i ri eshte zgjedhje e mire. 

shte nje figure e njohur nga Departamenti i Shtetit e besuar nga Departamenti i Mbrojtjes por gjithashtu e pare me respekt nga qeveria afgane.

Shume analiste te zbulimit thone se Leon Paneta mori drejtimin e CIA-s ne nje kohe kritike dhe fitoi besimin e  punonjesve. Ish drejtori i CIA-s John McLaughlin.   

Ne nuk jemi ne nje periudhe si pas renies se Murit te Berlinit kur patem nje shkurtim force prej 23 perqindesh. Nuk jemi ne nje periudhe te nje skandali te madha apo debati sikurse kemi qene dikur ne te kaluaren. 

Zoti Panetta ka nje eksperience te gjere ne Washington. Ai i kupton shkurtimet buxhetore dhe si funksionojne politikat ne Kongres. I tille eshte edhe gjenerali Petraeus. Megjithe tingellimin e pazakonte qe nje shef i spiunazhit te drejtoje ushtrine dhe nje gjeneral i larte te drejtoje agjencine e spiunazhit ekspertet thone se kjo eshte mese normale. 

CIA ne kete dekade si asnjehere tjeter ne histori ka punuar me nga afer me ushtrine amerikane duke filluar nga dita e pare ne Afganistan  dhe duke kaluar tek problemet ne Irak dhe situata aktuale ne Afganistan ku oficeret e CIA-s punojne perkrah ushtarakeve amerikan.

Nje reduktim i trupave amerikane ne Afganistan eshte caktuar te behet ne korrik. Gjenerali Petraeus ende do te mbikeqyr kete ndryshim meqenese largimi i tij nga Afganistani nuk do te behet deri ne shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›