Bombe ne Marakesh. 14 te vdekur ne zonen turistike

Një sulm me bombë në sheshin kryesor të qytetit maroken të Marakeshit ka vrarë 14 persona dhe ka plagosur 20 të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur në kafene Argana, në një shesh mjaft popullor për turistët. Zëdhënësi i qeverisë konfirmoi se mes të vrarëve ka edhe të huaj, por nuk ka dhënë detaje. Agjencia e lajmeve AFP i referohet burimeve mjekësore që thonë se 11 prej viktimave ishin të huaj, pesë prej tyre gra.
Ministria e brendshme e Marokut thotë se bëhet fjalë për një sulm me bombë, ndërsa më herët u fol për një rrjedhje gazi.
Sulmi i fundit më i madh terrorist në Marok ka ndodhur në vitin 2003, në qytetin e Kazablankës, ku humbën jetën 45 persona, përfshirë edhe disa kamikazë.
Dëshmitarët përshkruajnë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm, i ndjekur me një shi të vërtetë mbetjesh të ndërtesës ku ndodhej kafeneja.
Sheshi “Xhema el Fn”a është një trashëgimi botërore e UNESKO-s dhe turistët shëtisin aty gati në çdo stinë të vitit. Analistët thonë se shpërthimi do të ketë një ndikim serioz në sektorin e turizmit, vital për ekonominë marokene. Bursa në Kasablanka zbriti menjëherë me 0.41për qind sapo u përhap lajmi i sulmit në Marakesh.
Juli Prifti