E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e luftës, më shumë shqiptarë të dënuar

PRISHTINE- Pesëfish më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjatë së cilës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë. Sipas statistikave te fundit, që nga instalimi i EULEX-it në vitin 2008, prokurorët e këtij misioni kanë ngritur shtatë aktakuza, katër prej të cilave kundër shqiptarëve, ndërsa tri kundër serbëve.

“Gjyqtarët e këtij misioni kanë shpallur 13 aktgjykime për krime lufte, 11 kundër shqiptarëve e dy kundër serbëve”- shkruan sot Koha Ditore.
Po kështu kishte vepruar edhe misioni i UNMIK-ut që ka vepruar në Kosovë me kompetenca ekzekutive deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Sipas statistikave të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, organizatë kjo që i përcjell të gjitha rastet e gjykimeve për krime lufte, që nga viti 1999 deri në fillim të 2011-s në Kosovë janë akuzuar, gjykuar apo liruar 49 persona shqiptarë dhe serbë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›