E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Deklarata e Limajt, emocionale

PRISHTINE- Deklarata emocionale i ka konsideruar ministri i Puneve te Brendshme, Bajram Rexhepi, ato qe deputeti Fatmir Limaj ka dhene nje dite me pare, duke i akuzuar elemente te qeverise per sjellje te padenje si burra te nje shteti te pavarur.

Nuk merrem me deklarata emocionale,- ka thene ai, ne reagim te deklarates se Limajt, se pas kesaj qe ndodhi ministrat duhet të jepnin dorëheqje. Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se ministri i Drejtësisë dhe ai i Punëve të Brendshme duhen dhënë dorëheqje, në rast se nuk mund ti mbrojnë institucionet nga dhunimi që ua bën EULEX-i. Por të dy ministrat nuk e ndiejnë veten përgjegjës për veprimet e misionit evropian për sundimin e ligjit.  Kuçi ka thënë se deklaratën e Limajt nuk e merr në kuptimin negativ, por si nevojë për fuqizim të institucioneve.
Deputeti Limaj ka kritikuar sjelljen e autoriteteve shtetërore karshi kësaj ngjarjeje. Ai ka thënë se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe ai i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk janë fajtorë për atë që ka ndodhur. Por ka thënë se ata nuk duhet te silleshin si ministra kukulla, në kohën kur institucionet janë dhunuar nga EULEX-i.
Ka shkuar EULEX-i pa paralajmërim, me ekspozim të forcës, në zyrën e drejtorit rajonal… dhe kërkohet të arrestohet. Mendoj që kjo është për të na shqetësuar. Ku është partneriteti, ku është përgjegjësia, ku është bashkëpunimi? Është dhunim që u është bërë institucioneve, ka thënë një ditë më parë Limaj në Rubikon. Ministrat tanë duhet ta kuptojnë se kurrkush nuk është kah i fajëson ata. Por, nuk mjafton të thuash se nuk kemi pasë informacion.
Por Kuçi e Rexhepi kanë thënë të mos kenë përgjegjësi për veprimet e EULEX-it.  Kjo, ngaqë edhe përgjegjësitë janë të ndara me ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›