Krimet në Siri, Franca: Ndërhyjmë nëse u përdorën armë kimike
PARIS-Ngjarja e rëndë në Siri ditën e djeshme, ku humbën jetën mbi 1000 persona, ka sjellë edhe reagimin e ndërkombëtarëve.
Në mënyrë mjaft të ashpër ka reaguar Franca duke u shprehur se nëse konfirmohet sulmi me armë, atëherë duhet ndërhyrë me forcë.
Ministri i jashtëm i Francës, Lauren Fabis tha se në Siri duhet reaguar me forcë nga komuniteti ndërkombëtar, por nuk ka pasur kërkesë për të dërguar trupa. Ai shtoi se nëse Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk mund të marrë një vendim, atëherë duhet gjetur patjetër një zgjidhje.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për qartësi lidhur me dyshimet për sulm me armë kimike në Siri. Në një takim të jashtëzakonshëm me dyer të mbyllura, Këshilli i Sigurimit, ka mbështetur një hetim të paanshëm dhe të shpejtë për këtë incident, por nuk është thënë nëse ky hetim do të zhvillohet nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara, të cilët aktualisht ndodhen në Siri. Administrata e Presidentit Obama i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të kryejnë hetime mbi akuzat se qeveria siriane ka përdorur armë kimike kundër civilëve. Zyrtarët amerikanë po kërkojnë edhe zhvillimin e një debati në Këshillin e Sigurimit lidhur me këtë çështje.
Shtëpia e Bardhë është shprehur se administrata amerikane është shumë e shqetësuar për këtë masakër në Siri dhe për armët kimike që mund të jenë përdorur. Ndërkohë edhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm mbi këtë ngjarje tronditëse, por është bërë e ditur se Rusia dhe Kina e kanë kundërshtuar thirrjen për hetime të menjëhershme të Kombeve të Bashkuara.
Sulmi me armë kimike ne Siri, ku humbën jetën mbi 1 300 persona ka shkaktuar reagimin e ndërkombëtareve. Franca kërkon ndërhyrje me forcë nëse konfirmohet sulmi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara kërkojnë hetim të menjëhershëm të kësaj ngjarjeje ndërsa Kina dhe Rusia kundërshtojnë.
(d.b/JKnezi/BalkanWeb)