Pallati te Unaza e Re, banorët sërish në protestë
TIRANE- Banoret e pallatit ne ndertim ne zonen e Unazes se Re i jane rikthyer serish protesave, qe jane shoqeruar me tension mes tyre dhe forcave te policise.
Vetem pak kohe pas protestes se 6 grave, qe kercenuan me hedhje nga tarraca e pallatit, mengjesin e sotem nje grup familjesh qe kane konflikt me pronarin kane tentuar te bllokojne punimet.
Njeri nga banoret eshte lidhur me zinxhire poshte kamionit te firmes qenderton, duke mos e lejuar ate te vijoje punen si perdite. Situata eshte tensionuar dhe banoret jane perfshire ne konflikt edhe me pronarin.
Policia ka nderhyre per te qetesuar situaten, por ka pasur perplasje mes tyre dhe banoreve. Disa prej tyre, jane shoqeruar ne komisariat per sqarime te metejshme.
Ata pretendojne se ai nuk respekton kontraten, nderkohe qe pronari pretendon se nuk ka asnje problem me respektimin e kontratave perkatese.