Krimi elektronik, PE masa të reja për hakerat

Legjislacioni mbi Krimin elektronik pritet t`i nënshtrohet ndryshimeve drastike dhe të ashpërsohet në muajt në vijim. Sipas rregullave të reja, të cilat pritet t`i miratojë edhe Parlamenti Evropian, hakerat rrezikojnë të dënohen të paktën me pesë vjet burg.
Këto masa ekstreme pritet të kryhen nëse shpallen fajtorë për dëme serioze të shkaktuara në sistemet IT, të kompanive që mund të kenë të fshehura informacione sekrete apo pasuri monetare.