E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vritet 21-vjeçari, s`dihen motivet

Një vrasje ka tronditur qytetin e Vlorës. Peshkatari Sokol Veizi është ekzekutar mëngjesin e së djelës në Orikum.

Dëshmitë e para thonë se peshkatari ka qënë duke debatuar ashpër me një person dhe pas kësaj zënke, autori ka qëlluar mbi Veizin.

Rrethanat e ndodhjes së kësaj vrasje dhe motivet që çuan drejt saj janë ende të paqarta.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›