Vritet 21-vjeçari, fillimisht u dyshua se u asfiksua

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Gjirokastër ku 21 Haki Manaj ka gjetur vdekjen. Polica e Gjirokastrës ka theksuar se nuk bëhet fjalë për asfiksi, ashtu siç dyshohej në fillim, por për vrasje që i ngjan një skenari të një filmi horror. Autori, sipas policisë është Xhevat Dudumi. Nga ekspetiza mjeko- ligjore rezulton se në orën 21.00 të së shtunës, në trupin e viktimës Haki Manaj fillimisht është qëlluar me çifte duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Policia bënë të ditur se, pasi ka qëlluar mbi viktimën, autori Xhevat Dudumi, e ka mbështjellë me plasmas trupin e viktimës dhe i ka vënë zjarrin barërave dhe ferrave me qëllim humbjen e gjurmëve duke menduar se viktima do digjej nga zjarri. Kjo bëri që dyshimet e para të ishin se bariu i ka vënë vetë flakën ferrave dhe më pas është asfiksuar.
Por sipas policisë nga aksioni i bërë përgjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm është dokumentuar me prova ligjore autorësia e kësaj ngjarje është Xhevat Dudumi dhe arma e llojit çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Mbi autorin qëndron akuza e veprës penale të "Vrasjes me dashje" ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme .