Borxhet e bashkive Bode do mbahen nga fondet

Debatet te Ligjet Dhembi Mbrojme interesin publik. PS kundershton Cenohet autonomia e pushtetit vendor
Borxhet e ndermarrjeve ne pronesi te pushtetit vendor kane sjelle debate te forta ne komisionet parlamentare. Projektligji i firmosur nga ministri i Financave parashikon qe tu nderpriten fondet bashkive dhe komunave kur ndermarrjet ne varesi te tyre nuk kane paguar detyrimet ndaj te treteve. Fondi qe do te bllokohet do te jete ne masen e detyrimit ndaj te treteve. Por kjo gje eshte kritikuar ashper nga perfaqesuesit e opozites. Socialistet ne Komisionin e Ligjeve e kane konsideruar ate si cenim te autonomise vendore. Por drejtoresha e Pergjithshme e Buxhetit ne Ministrine e Financave Mimoza Dhembi sqaroi se qeveria nderhyn atehere kur cenohet interesi publik.
Debatet ne Komisionin e Ligjeve
Anetaret e Komisionit te Ligjeve kane diskutuar gjate me perfaqesuesit e qeverise lidhur me projektligjin Per pagesen e detyrimeve ndaj te treteve te ndermarrjeve dhe SHA-ve ne pronesi te pushtetit vendor. Drejtoresha e Pergjithshme e Buxhetit shpjegoi se nevoja per kete projektligj ka lindur pas problemeve te hasura ne praktike. Sipas saj ka pasur ankesa te shumta kryesisht nga OSSH-ja per mospagim te energjise elektrike nga keto ndermarrje. Ne muajin gusht u be nje situate e acaruar per pagesen e detyrimeve te energjise elektrike. Ishte detyrimi rreth 2.7 miliarde. Ne muajin gusht u be nje presion i papare nga OSSH-ja per te prere energjine elektrike. Sic ndodh zakonisht nje here ne vit na vjen rrotull kjo histori dhe kjo eshte nje nga nxitesit per te bere kete ligj. Nje here ne vit rrotullohen detyrimet e energjise elektrike dhe i vijne mbare buxhetit te shtetit si nje barre e paparashikuar - tha perfaqesuesja e Ministrise se Financave Mimoza Dhembi. Por per socialistet nuk qendron ky argument. Eumlshte ligj antikushtetues. Ministria e Financave nuk mund te behet ndermjetese duke perjashtuar totalisht pushtetin gjyqesor. Nepermjet ketij projektligji shmanget ne menyre totale zerohet cdo menyre ankimimi ne pushtetin gjyqesor per detyrimet kontraktuale midis pushtetit lokal dhe te treteve - tha deputeti socialist Pandeli Majko. Por Dhembi shtoi se qeveria nepermjet ketij drafti synon te krijoje nje pergjegjshmeri pak me te madhe te pushteti lokal per te miremenaxhuar fondet qe i ofrohen dhe per te mbrojtur interesin publik cka kerkon masa te shpejta. Ne e dime qe ka gjykate por aty procedura zgjat. Ne flasim per nje sherbim publik pa te cilin nuk mund te rrish 1 ore jo te rrish tre muaj. Eumlshte detyrim kontraktual - tha ajo. Dhembi u shpreh gjithashtu se drafti ne fjale parashikon qe Ministria e Financave te bllokoje kundravleften e detyrimit pra jo te gjithe fondin per njesite vendore por vetem ate pjese qe nevojitet per te shlyer detyrimet ndaj te treteve. Por socialisti Majko kembenguli se nuk mund te pranohet nje praktike e tille. Ne eksperiencen time nuk ka bere vaki ndonjehere qe thesari te kete bllokuar buxhetin e nje ministrie se nuk ka paguar energjine elektrike apo ujin. Madje ka qene problem historikisht problemi qe ministrite nuk paguanin energjine dhe ujin. Ju me kete vendim per me teper tani qe eshte shpallur data e zgjedhjeve lokale merrni persiper te bllokoni buxhetet e pushtetit lokal - tha ai. Drejtoresha e Thesarit shpjegoi se edhe me ministrite ndiqet e njejta procedure nderpritet malli. Me ministrite e kemi fare thjesht nese kemi ankesa nga OSSH-ja apo nga Ministria e Ekonomise ne i themi te respektohen detyrimet kontraktuale te pritet energjia nuk eshte mall publik - deklaroi ajo. Sipas Majkos me kete draft te ri Ministria e Financave kthehet ne nje filial te OSSH-se dhe nuk mban ate pozicion qe i eshte dhene me Kushtetute. Por Dhembi sqaroi se nuk nderhyhet per cdo rast por vetem atehere kur preket interesi publik. Ne nuk nderhyjme per cdo lloj gjeje dhe e kemi specifikuar ne nderhyjme vetem ne ate moment kur ka te beje me interesin publik. Kur mospagesa e detyrimeve cenon ofrimin e nje te mire publike qe ofron pushteti lokal. Pra nese nje bashki ose komune e le zonen e vet pa uje qeveria interesohet te mos mbetet pa uje sepse eshte interesi publik nje interes me i madh se interesi lokal - tha ajo. Drafti eshte diskutuar gjeresisht edhe ne Komisionin e Ekonomise Financave si dhe ne Komisionin per Veprimtarite Prodhuese. Pas diskutimeve te gjata te tria komisionet kane miratuar projektligjin.
Debati ne Komisionin e Ligjeve
Mimoza Dhembi
Ne momentin qe kemi transferuar nje funksion kaq te rendesishem po perpiqemi te krijojme edhe nje pergjegjshmeri pak me te madhe te pushteti lokal per te miremenaxhuar kete pasuri qe i ofrojme. Pra eshte interesi i madh publik.
Enkelejd Alibeaj
Sipas parashikimit kushtetues Keshilli i Ministrave mund te shkarkoje kryetarin e njesise se qeverisjes vendore sipas ligjit te miratuar me konsensus nga PD-PS shume vite me pare. Ka ketu ndonje cenim te parim te autonomise te pushtetit
Mimoza Dhembi
Decentralizimi dhe autonomia duhet te kene edhe kufi ka dhe rregulla te menaxhimit te autonomise sic eshte rasti qe permendet.
Ilir Rusmali
Ju permendet qe vjet ka pasur nje borxh te madh te bashkive dhe komunave ne drejtim te KESH-it per problemet e furnizimit me uje per te cilin rrjeti shperndares i energjise beri nderprerjen e energjise elektrike per pasoje ne bashki e komuna te tera nuk ka pas furnizim me uje. Ne jemi te vemendshem per faktin qe ne gjitha rastet kur ndodh nje fenomen i tille gjithe fajin e kerkojne te qeveria. Qeveria thate ju ka disbursuar fonde publike per te mbyllur kete borxh te bashkive e komunave. Sa ka qene shifra e borxhit ne kete rast
Mimoza Dhembi
Ne muajin gusht eshte bere nje vendim qeverie dhe fondi ka qene 2 miliarde e 70 milione dhe eshte paguar nga fondi rezerve emergjencat civile.
Ilir Rusmali
Keni informacion per perseritje te fenomenit te mospagimit
Mimoza Dhembi
Po vazhdon i njejti fenomen.
Bashkim Fino
Pyetje te bukura doni te nxirrni nga situata perfaqesuesit e qeverise. Kam pyetje te thjeshte vendimi eshte i firmosur nga Bode por jam i bindur se nuk eshte bere nga ai. Meqenese e njoh pushtetin lokal kush e ka shkruar kete ligj
Nderhyn Alibeaj
Bashkim Fino
Ai beri pyetje te tjera sa ka qene borxhi si ka qene une kam pyetje me interesante pse merzitesh ti Dua te di kush eshte autori nuk e kam per ministrin kete. E kane bere disa te tjere.
Ilir Rusmali
Nuk besoj se duhet te bejme kete pyetje. Nuk mund ta kerkojme.
Bashkim Fino
Per ta kerkuar une e kerkoj por nuk mund ta japim dot thuaj. Eumlshte e drejta ime te pyes cfare te me doje kokrra e qejfit.
Ilir Rusmali
Pjesen me te madhe te projektligjeve i ka shkruar qeveria. Kane nje autoresi.
Pandeli Majko
A ka gjykate qe mund te zgjidhe situaten Ne eksperiencen time nuk ka bere vaki ndonjehere qe thesari te kete bllokuar buxhetin e nje ministrie se nuk ka paguar energjine elektrike apo ujin. Madje ka qene problem historikisht problemi qe ministrite nuk paguanin energjine dhe ujin. Tani ju lutem ceshte ky mekanizem ad hoc qe ju beni per pushtetin lokal. Ju me kete vendim per me teper tani qe eshte shpallur data e zgjedhjeve lokale merrni persiper te bllokoni buxhetet e pushtetit lokal.
Mimoza Dhembi
Ne e dime qe ka gjykate por aty procedura zgjat. Ne flasim per nje sherbim publik pa te cilin nuk mund te rrish 1 ore jo te rrish tre muaj. Eumlshte detyrim kontraktual.
Ilir Rusmali
Si behet me ministrite
Mimoza Dhembi
Me ministrite e kemi fare thjeshte nese kemi nga OSSH-ja apo nga Ministria e Ekonomise ne i themi te respektohen detyrimet kontraktuale te pritet energjia nuk eshte mall publik.