Banda e Durresit deshmon ish-e dashura e Lul Berishes
Deshmive per episodet e ndryshme kriminale per te cilat akuzohen dy fraksionet e Bandes se Durresit po u vjen fundi. Tashme ne Gjykaten e Krimeve te Renda jane duke ardhur per te dhene versionet e tyre per keto episode porse asnje prej tyre nuk ka dhene detaje apo elemente ne interes te zbardhjes se ngjarjeve ne syte e gjykates. E vetmja deshmitare me me interes per akuzen dje ka qene ish-e dashura e kreut te Bandes se Durresit Fiorentina Kotorri. Para gjykates per afro 15 minuta ajo ka deshmuar lidhjen e saj me njerin prej te pandehurve kryesore dhe te njohur si kreu i Bandes se Durresit ka pranuar faktin se ishte e dashura e te pandehurit Lulezim Berisha se kishin udhetuar shpesh bashke ne Turqi e Maqedoni dhe se nga shoket e tij njihte vetem Indrit Tuallaun me emer si dhe disa te tjere qe nuk ua dinte emrat. Lulin e kam pasur te dashur. Bashke kemi udhetuar shpesh ne Turqi dhe Maqedoni. Nuk i njoh shoket e Lulit pervec Indrit Taullaut. Njoh edhe disa te tjere por nuk ua di emrat - ka rrefyer Kotorri per gjykaten. E pyetur lidhur me vrasjen e Klodian Saliut deshmitarja Kotorri ka deklaruar se nuk kishte dijeni pasi ka qene me Lulin ne Turqi ne ate kohe. Sipas saj ata kane ndenjur per disa dite aty dhe me pas jane kthyer. Kur ishim ne Turqi degjuam per vrasjen e nje personi por vetem kur u kthyem nje dite me pas ne Shqiperi mesuam se ishte vrare ky personi qe pyesni ju - i eshte pergjigjur pyetjes se prokurorit Martini deshmitarja. Gjithashtu e dashura e tij ne ate kohe ka deklaruar se e ka shoqeruar Lulin edhe ne udhetime te tjera madje i shkonte shpesh edhe ne Maqedoni para se te kapej nga policia. Pyetjes se perse kishte shkuar ne vitin 2006 ne Maqedoni Kotorri iu pergjigj Shkoja per te takuar Lulin. Aty na kapi policia. Fiorentina Kotorri e njohur per lidhjen me Lul Berishen eshte denuar tete muaj nga Gjykata e Tiranes pasi u kap me Indrit Taullaun dhe te dashuren e ketij te fundit ne nje apartament qe kishte marre me qira ne kryeqytet deshmitarja. Ajo u denua per strehimin e Taullaut. Kam bere tete muaj burg kur jam kapur me Indrit Taullaun dhe te dashuren e tij ketu ne Tirane ne apartamentin qe kisha marre me qira - ka perfunduar deshmine Kotorri.