Mandati i deputetit Beqja PD Vodhi miliona nga fondet publike
Debatet per heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja jane kthyer dje ne Komisionin e Ligjeve. Gjate debateve per borxhet e ndermarrjeve ne pronesi te vendoreve mazhoranca e ka quajtur vjedhje ate qe ka ndodhur ne Bashkine e Durresit ku socialisti Beqja fitoi tenderin per elektronizimin e sherbimeve. Jane te vjedhura me biznes intelektual. Eumlshte vjedhje ne nje menyre apo nje tjeter. Qe te vjedhesh 700 milione ne emer te nje biznesi intelektual dhe te mos paguash faturat e ujit te pijshem eshte shume e rende. Te lesh popullin pa uje dhe te vjedhesh me biznes intelektual eshte shume e rende dhe ta mbrosh eshte akoma me e rende - tha deputeti socialist Fatos Hoxha. Kuvendi me 70 vota pro dhe 67 kunder vendosi pak dite me pare qe ta percjelle ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per heqje mandati per shkak te papajtueshmerise me detyren e deputetit. Por ne kete gjykate ka mberritur vetem pak ore para ketij vendimi edhe nje tjeter kerkese kete here nga Partia Socialiste per interpretimin e neneve 69 70 71 dhe 72. Nuk dihet ende se kur gjykata kryesore do te shprehet per kete ceshtje dhe cilen nga kerkesa do te shqyrtoje me pare.