Në qeli të sëmurët bashkë me ata që gëzojnë shëndet
23/03/2009 Avokati i Popullit rreshton pesë problematikat në ambientet e burgjeve e paraburgimit
TIRANË- Të dënuarit dhe të paraburgosurit rreshtuan një numër problematikash kryesore që kanë hasur me gjyqësorin në përgjithësi dhe administratën që e mbulon. Prej kohësh është përbaltur në disa pika puna e gjyqësorit. Aq më shumë ajo e administratës gjyqësore, e cila nuk ka qenë, sipas këtyre të dhënave, në lartësinë e duhur. Të gjithë ankesat e të dënuarve dhe paraburgosurve janë paraqitur në zyrën e Avokatit të Popullit. Ndërsa ky i fundit nuk ka ngurruar t’i rreshtojë ato në raportin vjetor për vitin 2008, i cili është mjaft i zgjeruar. Nuk është hera e parë që gjyqësori vihet në shënjestër të ankesave. Vetë të dënuarit dhe paraburgosurit herë pas herë ia kanë vënë në dukje mangësitë edhe gjatë seancave gjyqësore për të vazhduar më tej tek institucioni ku kanë krijuar besim se i ndihmon pa asnjë interes. Në këtë raport Dobjani thekson se së bashku me juristët e tij ka bërë përpjekje për t’i shërbyer reformës në drejtësi në kuadër të respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Kështu në këtë kuadër Dobjani ka kryer gjashtë rekomandime për reformën ne drejtësi. Rekomandimi i parë lidhet me disa ndryshime në nenin 58 të Kodit të Procedurës Penale. Ndërsa i dyti lidhet me nevojën për plotësimin e nenit 449 të Kodit të Procedurës Civile. Një tjetër rekomandim ka të bëjë edhe me detyrën e Avokatit të Popullit për të bërë të mundur zbatimin e detyrave të tij pas ankesave që merr nga qytetar të ndryshëm kundër vendimeve të formës së prerë.
Problematikat
Janë pesë të tilla të rreshtuara sipas rëndësisë për Avokatin e Popullit. E para, që vazhdon të mbetet ende shqetësuese, ka të bëjë me mbajtjen në burg me dhe pa të drejtë të personave që duhet të sistemohen në një ambient spitalor për shkak të nevojës për mjekim të detyruar, vendime këto të cilat janë dhënë nga gjykata kompetente. Ky problem delikat për drejtësinë edhe pse herë pas herë thuhet se është vënë në rrugën e duhur, mbetet i pazgjidhur. Ka mjaft persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe mbahen në të njëjtën qeli me personat që gëzojnë shëndet të plotë. Gjykata sipas Avokatit të Popullit duhet të marrin çdo vit në shqyrtim kërkesat e personave për mjekim të detyruar me qëllim që të përmirësohet gjendja e tyre shëndetësore. Avokati i Popullit ka kryer një vëzhgim në spitalin e burgut ku vazhdojnë të qëndrojnë një pjesë e personave me probleme të theksuara mendore. Nga vëzhgimi ka rezultuar se në këtë spital ndodhen 83 persona të sëmurë mendor. Për të gjithë këta persona ka një vendim të formës së prerë, i cili duhet të zbatohet duke u dhënë mjekimin e detyruar. Por Avokati i Popullit nuk përjashton edhe mundësinë që në bazë të ligjit, gjykata duhet të shqyrtoi vendimet e këtyre personave vit pas viti për të parë gjendjen shëndetësore dhe për të minimizuar popullimin e tyre. Institucioni i Avokatit të Popullit thekson në raport se ka vënë në lëvizje të gjitha institucionet përkatëse për këtë qëllim, por deri tani disa gjykata kanë ende punë për të bërë. Mbajtja e këtyre personave, sipas Dobjanit, në spitalin e burgut është një veprim i kundërligjshëm. Ndërkohë që ende për këtë kategori personash të dënuar nuk është hapur qendra spitalore e specializuar në Durrës.
Gjykimet për ulje dënimi vonohen nga gjykatat
Ulja e dënimit, 1500 ankesa nga tre burgje
Një tjetër pikë e dërguar tek Avokatit i Popullit është edhe ulja e dënimit. Thuhet se në këtë pikë gjykatat kanë shumë mangësi. Në raport Avokati i Popullit thekson se janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të të dënuarve jo në pak raste. Çdo i dënuar përfiton në bazë të ligjit ulje dënimi prej 90 ditësh në vit. Por kjo lidhet edhe me disa rregulla. Jo të gjithë e përfitojnë këtë ulje. Ata që japin prova të mjaftueshme për riintegrimin në shoqëri janë më të prirur për të fituar këtë ulje. Ndërsa në burgjet e sigurisë së lartë ulja e dënimit bëhet deri në 45 ditë. Për dhënien e këtij shpërblimi të veçantë vlerësohet qëndrimi në 12 muaj i të dënuarit. Një nga ankesat e të dënuarve është fakti se këto lloj gjykimesh vonohen nga ana e gjykatës. Ndërsa jo në pak raste shihen edhe shkelje të afateve të gjykimit gjë që ndikon negativisht në përfitimin e kësaj të drejte. Janë bërë studime në tre burgje, Kosovë, Peqin dhe Lushnjë dhe ka rezultuar të regjistruar 1500 ankesa. Po kështu ka ankesa të shumta edhe për lirimet para kohe me kusht. “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht para kohe vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimi për edukimin e tij”. Një tjetër ankesë ka të bëjë me mospërcaktimin nga ana e gjykatës në vendim për llojin e sigurisë së burgut ku do të vuhet dënimi. Një gjë e tillë sjell pështjellim. Të dënuarit pas marrjes së vendimit kthehen nga ana e togës shoqëruese përsëri në paraburgim, por prej andej ata duhet të lëvizin. Autoritetet e burgut pasi e konstatojnë këtë gjë i drejtohen Prokurorisë dhe gjykatës. Përsëri gjykata është e detyruar të hap një proces gjyqësor për të përcaktuar vendin e vuajtjes së dënimit. Ndërkohë që problematika e fundit lidhet me llogaritjen e paraburgimit pas qëndrimit në dhomat e paraburgimit. Kjo llogaritje bëhet pasi vendimi gjyqësor ka marr formë të prerë. Nga ana e Avokatit të Popullit theksohet se për këtë problem është ngritur disa herë shqetësimi madje edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Është kërkuar të bëhet plotësimi i ligjit 7941 datë 31.5.1995 për hyrjen në fuqi të ligjit numër 7895 datë 27 .01.1995 për Kodin në Republikën e Shqipërisë, me qëllim që të përfitojnë edhe personat e dënuar dhe të mbajtur për disa kohë në kushte paraburgimi. Por pavarësisht kërkesës ende nuk është dhënë një zgjidhje definitive.
Mbërrijnë 140 ankesa dhe merren në shqyrtim 117 prej tyre
Zyrat e Regjistrimit të Pasurive, gjysma e pakënaqësive të pabaza
Avokatit i Popullit ka marr në shqyrtim për vitin 2008 një numër të konsiderueshëm
Ankesash, të cilat si objekt të tyre kanë zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Për vitin që sapo kaloi kjo zyrë ka regjistruar gjithsej 140 ankesa. Por bën të ditur se ka arritur të marrë në shqyrtim vetëm 117 prej tyre. 23 ankesa kanë qenë të mbartura nga viti 2007. Po 23 ankesa kanë kaluar për t’u shqyrtuar për vitin 2009. Sipas Avokatit të Popullit, ankesat kanë karakter të ndryshëm. Gjithsesi dominojnë ato që kanë të bëjnë me regjistrimin fillestar të një pasurie, marrjen e certifikatës së pronësisë, mbivendojes së pronave. Shumica e ankesave, sipas Avokatit të Popullit, janë zgjidhur në favor të qytetarëve. Më tej po kjo zyrë sqaron se institucionet shtetërore dhe sidomos zyrat e Pasurive të Paluajtshme kanë shumë mangësi të theksuara që lidhen me burokracitë dhe mospasjen e dëshirës për t’i ardhur në shërbim qytetarit në momentin e duhur. Por Avokati i Popullit thekson në raportin e tij vjetor se jo vetëm qytetarët kanë patur të drejtë. Nga shqyrtimi i ankesave ka rezultuar se 67 prej tyre kanë qenë të pabazuara. Dobjani thekson se këto ankesa kanë patur në vetvete konflikte pronësie që domosdoshmërish kërkojnë ndërhyrjen e gjyqësorit. Ka edhe raste kur qytetarë të ndryshëm kërkojnë ndërhyrjen e Avokatit të Popullit me qëllim që t’i shmangen detyrimeve financiare me qëllim fillimin e procedurës respektive. Kjo sipas Dobjanit ka të bëjë me mosnjohjen e ligjit.
Rritja e shkallës së transparencës, forcimi i infrastrukturës, sipas Dobjanit, do të rrisin besimin e qytetarëve ndaj këtyre organeve mjaft të rëndësishme.
Nis verifikimi i titujve të pronësisë. Avokati i Popullit thekson se për këtë vit nga ana e inspektorëve të tij ka nisur verifikimi i titujve të pronësisë. Një gjë e tillë ka sjellë edhe bllokimin e dhënies së titujve të pronësisë nga ana e zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë vështirësi të mëdha për të regjistruar pronën e tyre. Nga ana tjetër Dobjani thekson se është e domosdoshme përshpejtimi i procedurave në reformën e tokës dhe regjistrimin fillestar të saj.