E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi kompjuterik, deri ku arrin fitimi

Një e-mail në inboksin e postës elektronike tashmë mund të bëjë të “pasur” vetëm në mënyrë virtuale çdo përdorues të internetit. Por pikërisht pas këtyre e-maileve vijnë edhe mashtrimet, dhe që cilësohen si krime kompjuterike. Madje nëse do të bënim një përllogaritje të vogël, do të shohim se çdo ditë në vendin tonë një njeri mund të bie pre e këtyre mashtrimeve kompjuterike.

Sipas Elton Kërlukut, Shefit të sektorit “Kundër Krimeve Kompjuterike” në Policinë e Shtetit, vitet e fundit ky lloj krimi ka pësuar një rritje në vendin tonë, pasi është rritur edhe numri i përdoruesve të kompjuterit. Ndër të tjera, Kërluku pohon se disa nga mashtrimet janë e-mailet e dërguar në adresat elektronike me fitimin e një shumë të madhe parash, kartat e klonuara apo edhe ndërhyrjet në sistemin bankar.

Sipas Shefit të sektorit “Kundër Krimeve Kompjuterike”, në këtë rrjet mashtrimesh janë futur edhe shqiptarët që kanë lidhje me persona jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që vendet ku aplikohet, shpesh herë këto mashtrime apo llotaritë, mashtrime nuk janë vendet e Europës.

Por edhe pse ky krim ka vetëm pak vite që në Shqipëri që ka nisur të aplikohet, në këtë sektor mbërrijnë me dhjetra denoncime nga qytetarë të ndryshëm që marrin mesazhe telefonike apo edhe e-imaile se kanë fituar shuma të mëdha parash. Madje për këtë arsye, Kërluku u bënë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›