PS. Shqipëria nuk është Libi, por Berisha duhet të largohet
TIRANE-Shqipëria nuk është Libia ndaj nuk duhet të tolerojmë Berishën. Ishte mesazhi që përcolli sot nga selia e Partisë Socialiste, deputetja Eglantina Gjermeni.
“Shqipëria nuk është Libia, ja pse nuk duhet të kemi një kryeministër që ju thotë bijve të nënave në protestë, të droguar. Shqipëria nuk është sulltanat, ja pse nuk duhet ta tolerojmë një kryeministër që bën sulltanin duke i quajtur burrat e gratë opozitar, minj”.
Gjermeni theksoi se PS kërkon largimin nga qeveria të kryeministrit Sali Berisha, pasi nuk ka sjellë progres në vend por vetëm humbje.
“Ky lloj kryeministri s`është udhërrëfyesi i popullit drejt Europës së dinjitetit njerëzor, po një udhëheqës keqbërësish që kanë vjedhur zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë, e vranë për të vazhduar të vjedhin. Kryeministri ti japë fund një herë e mirë kësaj qeverisje korrupsioni dhe se rrugëzgjidhja optimale do të ishte largimi i tij nga pushteti. Pa Saliun Shqipëria s`do vritet, vidhet e gënjehet nga qeveria e vet dhe shqiptarët s`do shahen më mes njeri tjetrit” tha Gjermeni.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: PS. Shqipëria nuk është Libi, por Berisha duhet të largohet