E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ersekë, votimi në Mollas vijon normalisht

Rreth 3 mijë votues në komunën Mollas në Ersekë, i janë drejtuar edhe një herë njësive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre në lidhje me zgjedhjen e këshillit të komunës.

Procesi i votimit për këshilltarët e kësaj komune, ka nisur normalisht që prej orës 07:00 të mëngjesit. Kështu, banorët i janë drejtuar qendrave të votimit, ndërkohë që numri i tyre ka ardhur në rritje.

Sipas kryetarit të KZAZ-së, Ibrahim Osmani shkak i përsëritjes së zgjedhjeve ka qenë pikërisht një ngatërresë e fletëve të votimit të kësaj komune, në zgjedhjet e 8 Majit. Ai ka sqaruar se votohet vetëm për Këshillin e Komunës dhe se në të 12-të, njësitë gjithçka ka nisur rregullisht dhe vijon pa probleme
Ndërsa deri në orët e para të paradites, përqindja e votuesve ka qenë deri 15 %, pritet që orët e pasdites të shënojnë edhe fluksin më të madh të votuesve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›