Krimi në familje, burri vret me thikë gruan në sy të fëmijës

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:05 të ditës së sotme në banesën e familjes Hysa, në zonën e Unazës së Re.
Kryefamiljari Ismet Hysa, pas një sherri banal me gruan e tij, Edlira Doçi, 27-vjeçe, e ka qëlluar atë disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.
Mësohet se autori i krimit është larguar menjëherë nga banesa, duke marrë me vete edhe vajzën e tij 2 vjeçare, e cila në momentin e vrasjes ndodhej në banesë.
Fqinjët dëshmitarë kanë lajmëruar policinë, pas të bërtiturave të dëgjuara në familjen Hysa. Nga hetimet paraprake policia bën me dije se dy bashkëshortët kohët e fundit ishin larguar shumë me njëri-tjetrin dhe ky mund të jetë edhe shkaku i debateve të forta mis tyre gjatë ditëve të fundit.
Forcat e policisë së Komisariatit numër 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
/Start/E.B/
2011-11-06 15:04