E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje godet në Tiranë, djali i sëmurë vret babanë

TIRANË- Djali ka vrarë në atin pas një zënke banale. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 12:30 në rrugën 'Siri Kodra' në kryeqytet. Sipas policisë që mbërriti shpejt në familjen Shehu, autori është i sëmurë mendorë.

45 vjeçari A. Shehu, i cili vuante nga çrregullimet mendore ka goditur të atin, 80 vjeçarin Rudi Shehu me sende të forta që ka gjetur në banesë. Plagët kanë qenë fatale për të moshuarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Siç bëjnë të ditur burimet policore, autori është arrestuar në kushtet e flagrancën, brenda në banesë. Ndërsa viktima nuk ka mundur të marrë ndihmën mjekësore, pasi u gjet pa jetë.

Policia po përpiqet të sqarojë rrethanat që çuan në krimin brenda familjes, me autor një person jo të aftë mendërisht.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›