Kapet gomonia me drogë në Otranto
Një njësi ajrore dhe detare e "Guardia di Finanza" të qytetit jugor italian, Puglia, identifikoi një natë më parë në Kanalin e Otrantos, një gomone me katër persona që po transportonin më shumë se 300 kilogram lëndë narkotike, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Varka e vogël, me drita të fikura, po tentonte të zbarkonte në brigjet e Salentos. Ndalimi u bë pas një ndjekjeje të gjatë nga roja bregdetare e "Guardia di Finanza" falë përdorimit të helikopterëve dhe një avioni. Katër skafistët u arrestuan. Nuk ka ende informacion për origjinën e drogës dhe kombësinë e trafikantëve.