E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeverisja me Berishën përçan LSI-në, Xhufi thirrje Metës të tërhiqet

TIRANË- Disa drejtues të LSI-së kanë dalë sot në një konferencë për shtyp duke bërë të ditur qëndrimin e tyre kundër qeverisjes me PD-në. Pëllumb Xhufi u shpreh se pakti mes LSI-së dhe PD-së është vetëshkatërrues për këtë parti.

"Vota e majtë nuk mund të jetë votë për qeverisjen e Berishës. Nuk i imponohemi askujt, por nuk pranojmë negociatat me PD-në", theksoi Xhufi.

Sipas tyre, pakti me Partinë Demokratike për të qeverisur së bashku nuk ka qenë ëndrra e simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët prej pesë vitesh votojnë për këtë forcë politike.

Zërat kundër kryetarit Meta, dhe lëvizjes postzgjedhore që ai bëri janë, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Sabit Brokaj, Mustafa Muçi dhe Fatos Klosi. Ata u shprehën të prerë se nuk përkrahin kurrsesi negociatat e Metës me Berishën. "Sa i përket marrëveshjes, të rikonsiderohet vendimmarrja dhe i bëjmë apel Metës që sa më parë të tërhiqet prej paktit përfundimtar me Berishën", u shpreh Xhufi, i cili lexoi deklaratën e përbashkët për mediat. Ata theksuan se "ky nuk është vetëm një shqetësim personal dhe partiak, por edhe publik për situatën politike në vend".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›