Krimi në familje godet sërish, burri vret gruan me 5 plumba e më pas vetëplagoset
TIRANE –Krimi brenda familjes po merr përmasa të frikshme në vend. Kryeqyteti është tronditur pasditen e sotme nga një tjetër vrasje brenda familjes, ku një burrë ka qëlluar me automatik në drejtim të bashkëshortes së tij, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është vetëplagosur me të njëjtën armë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 të pasdites së sotme në banesën e çiftit, në rrugën “Sadik Petrela” në zonën e njohur si “Kodra e Prifti”.
Gazetari Spartak Koka bën të ditur nga vendi i ngjarjes se autori i krimit është Ilirjan Cani, i cili ka vrarë me 5 plumba bashkëshorten e tij Alketa Cani, nënë e dy fëmijëve të mitur, 12 dhe 13 vjeç.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka mbërritur në banesën e çiftit, ku po merr dëshmitë e para nga familjarë të çiftit.
Ndërkohë mësohet se autori i ngjarjes është vetëplagosur me kallashnikov dhe më pas është dërguar drejt spitalit ushtarak në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se familja Cani jetonte në kushte të vështira ekonomike, çka dyshohet se është bërë shkas edhe për mosmarrëveshjet mes çiftit. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima Alketa Cani ka denoncuar disa herë në polici bashkëshortin e saj, me pretendimin se ky i fundit ushtronte dhunë fizike ndaj saj. Por kohët e fundit, ata ishin pajtuar dhe kishin premtuar se do të rifillonin jetën bashkë.
Fatkeqësisht mosmarrëveshjet kanë vijuar duke çuar deri në tragjedinë e sotme, kur gruaja është vrarë me 5 plumba automatiku në banesën e saj.
FUSHË MAMURRAS, BURRI VRET NËNËN E DY FËMIJËVE PËR MOTIVE XHELOZIE
Paraditen e sotme një 37-vjecare nga Fushë-Mamurrasi, ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me mjete të forta nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e çiftit, ku pas një sherri për motive xhelozie, situata ka degraduar në përdorimin e dhunës.
42-vjecari Marjan Lleshi, i cili është arrestuar nga policia, e ka goditur bashkëshorten e tij, nënë e dy fëmijëve me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, në momentin e vrasjes dy fëmijët e çiftit nuk ndodheshin në banesë. Kanë qenë fqinjët ata qe kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet e mëtejshme për ngjarjen.
MASAKRIMI I VALBONA ÇARÇANIT NË TIRANË
Një grua u godit për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte divorcuar dy vite më parë. Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në rrugën “Tefta Tashko Koço” në Tiranë, teksa Valbona Çarçani, 46 vjeçe, po kthehej nga një shëtitje me qenin për në shtëpinë me qira ku jetonte me dy vajzat. Dëshmitarët thanë se gruaja bëri thirrje për ndihmë, por askush nuk mundi që ta shpëtonte atë.
Në pranga u vu ish-bashkëshorti i saj, Genci Çarçani, 48 vjeç, i cili pak minuta para se ta vriste kishte debatuar ashpër me viktimën. Çarçani, u tha hetuesve se e vrau gruan, pasi i kishte nxirë jetën. Sipas dëshmitarëve, grindjet e çiftit nuk kishin marrë fund dhe pas ndarjes. Ndërsa policia, në njoftimin zyrtar për ngjarjen thotë se motivi i dyshuar i krimit, është xhelozia.
“Më nxiu jetën”, kaq ka mundur tu thotë Genci Çarçani hetuesve lidhur me krimin e rëndë. Nga hetimet e para rezultoi se çifti Çarçani ishte divorcuar dy vite më parë, kohë që përkon dhe me kthimin nga Italia të tyre, bashkë me dy vajzat. Ndarja nuk u kishte dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre.
(vijon)
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fushë-Mamurras, burri vret nënën e dy fëmijëve për motive xhelozie